Distria Krasniqi e para në botë për kategorinë deri në 48 kilogramë

0
138
Distria Krasniqi Arkiv
Distria Krasniqi Arkiv

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka publikuar listën e top dhjetë xhudisteve më të mira në botë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi bindshëm prin në këtë kategori pasi ka mbledhur 8,915 pikë.

Pas 25 vjeçares nga Peja, renditet xhudistja ukrainase, Daria Bilodid, me 7, 895 pikë.

Funa Tonaki, Urantsetseg Munkhbat dhe Paula Pareto mbyllin top pesëshen në këtë kategori. Këtë vit, Krasniqi tashmë e ka fituar një medalje të artë ,në garën Masters që u mbajt në Doha të Katarit.