Balje: Kur shumica i kanë dhënë mundësinë Kurtit, pse unë jo?

0
159

Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat ka deklaruar se shteti i Kosovës ka dhënë shenjë se është në anën e komuniteteve dhe se kjo për të është gjë shumë pozitive.

E intervistuar nga Klan Kosova, ajo u shpreh se s’kanë pasur fuqi të luftojnë kundër tentimit të listës serbe për uzurpimin e vendeve të garantuara me kushtetutë për boshnjakët.

“Ne kemi parë se si kanë manipuluar dhe bërë presion në komunitetin serb për ta votuar Adriana Hoxhiq, dhe me këtë kanë bërë krim dhe mendoj se do të paguajnë. Por, ka fituar drejtësia, shteti ka dhënë një shenjë shumë të mirë se është në anën e komuniteteve dhe kjo për neve është shumë pozitive”.

“Nuk kemi humbur në zgjedhje, por kemi humbur veç prej votës së serbëve. Me anulimin e votave në disa komuna, ne kemi fituar, d.m.th me vota jemi më shumë se Adriana Hoxhiq dhe mendoj se kemi fituar vend në Kuvendin e Kosovës”.

“Drejtësia në Kosovë është shumë e fortë, respektimi i kushtetutës është shumë i fortë dhe kjo është vërtetuar. Kemi ndërprerë një prej aktiviteteve shumë të rrezikshme për Kosovën”.

“Unë kurrë në jetë nuk kam punuar për serbët dhe as nuk kam pritur që ata të votojnë për mua, se  unë kam punuar për shtetin e Kosovës dhe për boshnjakët në Kosovë, ndërsa Adriana Hoxhiq ka pasur më shumë se 90% të votave nga ta. Unë s’mund ta refuzoj votën, por kam aplikuar për vendin e rezervuar dhe shumica e votave duhet të jetë prej komunitetit të cilit i takoj dhe për të cilit kam punuar dhe do të punoj”.

Balje po ashtu tha se Vjosa Osmanin e respekton dhe se mendon që është njëra prej personave që e ka merituar ta ketë postin e presidentes së shtetit.

Përveç kësaj, u shpreh se është pro edhe për Qerverinë Kurti, duke thënë se “kur shumica i kanë dhënë mundësinë Kurtit, pse unë jo”.