Lënda në Supreme, dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune gjermane

0
313

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar mbajtja e shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarve Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj.

Drejtësia Sot, raporton se arsye për mos mbajtje të kësaj seance ishte se lënda në këtë çështje penale është në Gjykatën Supreme të Kosovës, pasi që pala mbrojtëse kishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

Të akuzuarit Hoxha dhe Rexhaj po gjykohen si bashkëkryerës të veprave penale “Shpëlarje parash” ndërsa Flamur Hoxha edhe për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Për këtë fakt, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Xheladin Osmani vendosi që shqyrtimi i sotëm gjyqësor të mos mbahet, kurse seancat e radhës u caktuan për datat 23 dhe 29 maj 2021 në ora 10:00.

Kujtojmë se ky rast është duke u rigjykuar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren.

Ndryshe, Gjykata Prizrenit, më 9 janar 2020, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale e ngritur më 20 gusht 2018, i ngarkon të akuzuarit Hoxha dhe Rexhaj, për mashtrim.