Japonia kujton viktimat e katastrofës së 11 marsit 2011

0
60

Japonia përkujton me emocion 10-vjetorin e katastrofës së trefishtë të 11 marsit 2011, tërmetin, cunamin dhe aksidentin bërthamor, që tronditi për një kohë të gjatë të gjithë kombin.

Një minutë heshtje u mbajt sot në Japoni në orën lokale 14:46 (05:46 GMT), orë kur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 9,0 ballë të shkallës Rihter në veri lindje të vendit shkaktoi një cunami të përgjakshëm dhe aksidentin bërthamor të Fukushimas, më 11 mars 2011.

Katastrofa e trefishtë shkaktoi rreth 18 500 të vdekur apo të zhdukur, kryesisht për shkak të cunamit.

Aksidenti bërthamor që ndodhi në centralin e Fukushima Daiichi bëri shumë qytete të pabanueshme për shumë vite dhe zhvendosi dhjetëra mijëra persona.

Sirenat tingëllonin në të njëjtën kohë në plazhet bregdetare, ku njerëzit u mblodhën me duar të shtrënguara duke shikuar nga deti.

Aksidenti bërthamor që pasoi në centralin e Fukushima Daiichi, pushtuar nga përmbytja, ku zemrat e tre prej gjashtë reaktorëve u shkrinë, bëri shumë komunitete të pabanueshme për vite me radhë nga rrezatimi dhe detyroi dhjetra mijëra njerëz të largoheshin.

Bëhet fjalë për aksidentin më të rëndë bërthamor që prej atij të Çernobilit (Ukrainë) në 1986.

“Madhësia e dëmeve të shkaktuara nga katastrofa është aq e thellë sa kujtimi i paharrueshëm i tragjedisë ekziston në shpirtin tij”, deklaroi perandori.

“Kombi ynë ka përjetuar disa katastrofa që mund të konsiderohen si kriza kombëtare, por paraardhësit tanë kanë kapërcyer çdo krizë me kurajo dhe shpresë”, theksoi Suga, duke siguruar se Japonia do të shohë gjithmonë përpara.

Mesazhe solidariteti janë dërguar nga e gjithë bota, veçanërisht nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe këngëtarja Lady Gaga./ATSH