Kosova merr barazim të artë ndaj Rumanisë favorite

0
67

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka marrë barazim dramatik të mërkurën mbrëma, duke luajtur 23:23 më Rumaninë, në xhiron e tretë të raundit të dytë kualifikuës për “Euro 2022”, të luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Falë lojës me zemër dhe angazhimit maksimal, djemtë tanë bënë kthesën e madhe në pjesën e dytë, duke përmbysur epërsinë e rumunëve 14:9, pas 30 minutave të parë.

Përzdhedhësi Bujar Qerimi debutoi me rezultat pozitiv, ndërsa për Kosovën ishte pika e parë pas dy humbjeve.

Ndeshjen e radhës “Dardanët” e zhvillojnë sërish ndaj Rumanisë, takim ky që luhet të dielën në Bukuresht.