Drita fiton derbin, Ballkani bindës ndaj Arbërisë

0
47

Skuadra kampione në fuqi, Drita, ka shënuar fitore në derbin lokal kundër Gjilanit, me rezultat 2:0, duke u rikthyer në pozitën e parë në renditjen e Superligës, me 53 pikë. Drita kaloi në epërsi qysh në minutën e 11-të, me golin e Hamdi Namanit, derisa epërsinë e shto Ardian Limani, në fund të pjesës së parë.

Fitore të rëndësishme realizoi edhe skuadra tjetër pretendente për titull, Ballkani, që e mundi Arbërinë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 2:6. Het-trik në këtë ndeshje realizoi Mirlind Daku (42’, 66’, 69’), derisa me nga një gol për fitoren e Ballkanit kontribuuan edhe Arbër Hoxha (33’), Nazmi Gripshi (56’) dhe Mevlan Zeka (78’). Ndërkaq, për Arbërinë shënuan Almir Kryeziu (65’) dhe Marclei Cesar.