RKI: Gjermania ndodhet në valën e tretë

0
99

Kreu i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler, deklaroi se një valë e tretë e koronavirusit ka filluar tashmë në vend.

Lothar Wieler deklaroi ndër të tjera se ”ishte shumë i shqetësuar dhe se kishte shenja të qarta se vala e tretë tashmë ka filluar në Gjermani”.

Sot bëhet një vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli një pandemi globale.

”Është akoma e domosdoshme që urgjentisht të respektoni masat kur bëhet fjalë për mbajtjen e një maske dhe të distancës pavarësisht vaksinimeve që kanë filluar”, u tha Wieler gazetarëve.

”Fushata e vaksinave është një garë kundër virusit mutant, por vija e finishit nuk ka arritur ende”, shtoi ai.

”Nëse nuk ka ndërprerje, për shembull për shkak të ndërprerjes së prodhimit, 80% e popullsisë gjermane mund të jetë imune ndaj virusit deri në vjeshtë. Nëse kjo ndodh, të gjitha masat mund të hiqen”, tha Wieler./ATSH