“Ju të gjithë jeni fajtorë sepse jetoni në një qytet ku një i moshuar detyrohet të vjedhë që të mos vdes nga uria”

0
110

Te bësh drejtësi…!

Në Kanada, një burrë i moshuar u arrestua për vjedhje të bukës dhe u dërgua në gjygj. Plaku e pranoi fajin dhe rrëfeu. “Unë isha shumë i uritur, gati sa vdiqa nga uria.” Gjykatësi vendosi: “Ju e dini që keni bërë vjedhje, dhe unë po ju denoj të paguani dhjetë dollarë kompensim. Unë e di që ju nuk mund ti paguani këto para, ndaj do të paguaj unë, për ju. ”

Të gjithë në sallën e gjyqit heshtën, gjykatësi nxorri dhjetë dollarë nga xhepi dhe kërkoi që të kontabilizohen në thesar si kompensim për dënimin e plakut. Pastaj u ngrit në këmbë dhe iu drejtua sallës: “Ju të gjithë jeni fajtorë, dhe secili prej jush duhet të paguajë nga dhjetë dollarë, sepse jetoni në një qytet ku një i moshuar detyrohet të vjedhë që të mos vdes nga uria. Në sallën e gjygjit u mblodhën 480 dollarë dhe paratë e mbledhura gjykatësi ia dorëzoi plakut. Dhe gjykatësi shtoi. “Nëse në një qytet ku jetojnë njerëz të civilizuar shihni të varfër, atëherë dijeni që pushtetarët e këtij qyteti vjedhin pronat e njerëzve.”

(huazuar nga f.gj)