Procesi i rinumërimit pritet të kryhet sot

0
35

Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe shtatë të tjerave sipas vendimit të KQZ-së pritet të përmbyllet gjatë ditës.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se kanë mbetur edhe një numër i vogël i votave që janë në proces.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”.