Dedikim vetes sime..

0
197

E dashur vetja ime,

Ka kohë qē kam menduar tē shkruaj diçka, por nuk gjeja kohë të merresha me ty, ngaqë të qenurit nënë dhe grua është sfidë në vete.
Të flasësh me veten edhe për veten është më vështirë sesa të flasësh për gjjthë botën dhe me gjithë botën.

Uni im, kaluam periudha tē rëndësishme nē jetë. Kur isha fēmijë doja më shumë gjëra, por nuk i kisha. Dua tē them faliminderit që e pranove jetën ashtu siç ishte edhe pse ishe fēmijë e fēmijet shpesh herë nuk i pranojnë justifikimet. Kur u rrita dhe fillova ta kuptoja pak a shumë jetën, dëshirat e mia ishin multidimensionle, po e kuptove dhe i realizove vetëm ato që kishe mundësi, le edhe nje ēndērr nē sirtar, ndoshta pērgjithmonē. Faliminderit që arrite ta kapësh të arsyeshmen.

Kur jeta mori në drejtim tjeter drejt marteses, disa gjëra nuk ishin siç doje, po prap me modesti e kaluam edhe atë etapë. Periudha e mëmësisë ishe e magjishme, e pastër e dëlirë.. ti dhe maksimumin nga trupi, nga mendja, nga zemra, nga çdo gjë e jotja për të qenë një nënë e mirë. Faliminderit.

Dua të jem falënderuese për guximin për tē jetuar një jetë si kjo, ku lumturia zgjat me sekonda e hidhërimi zgjat me orë e ndoshta edhe me vite tē tëra. Dua tē jem mirënjohēse për durimin qe ke pērballë dallgëve të jetēs qē të shpien drejt brigjeve dhe atje ku nuk do. Dua tē të them bravo saherë vazhdove rrugën me gjunjë tē gjakosur nga goditjet që more nga jeta, asnjēherē nuk u dorëzove. Edhe atēherë kur vetem lotët të bënin shoqēri nē rrugēt e tua tē gjata e pa fije shprese, vazhdove, nuk ndalove. Edhe atēhere kur rrugēt ma dëshmuan se po shēndrrohesha në nje hije, vazhdoja të bëja hapa të ngadaltë me gjithë brengat që kisha por e dija cakun, atë e prisja. Për gjithë motivin qe gjëja brenda teje, për të luftuar, për t’u ringritur, për të falur, pēr tē dashuruar, për të duruar edhe shijen e hidhur, për gjjthçka që dhe ti nga vetja dhe për veten tēnde. Dua të jem mirënjohëse për aq herë sa ke fshirë një lot në heshtje dhe prap fytyra të shëndrriste me nje buzëqeshje. Dua të them se ke një fuqi për tē mbērthyer tē gjitha kēto virtyte qē mban nē krahēror. Shpesh kur nuk kisha askēnd pranë, flisja me vetveten, me veten qaja hallet, me veten merrja vendime, e vetvetja më shēronte çdo plagë e vetja më kthen shkëlqimin nē fytyrë.

Jeta pra qenka njē rrugë, me kthesa me tē papritura, me humbje, me fitore, nuk qenka vetem pranverë, ndonjeherē shëndrrohet në një dimër me acar saqë ftoftēsia e tij arrin ta prekë çdo qelize të trupit tonē. Faliminderit që u tregove e matur e ndonjherë e mbajte fjalën nën gjuhë sepse shpesh herē fjala është sikur shigjeta shpuese qē te godet e të lëndon. Nuk e the fjalën sepse ndonjëherë më shumë preferoje ta mbaje këtu në veten tende e të mllefoseshe sesa ta thoje e ta lëndoje dikë. Jo të gjithë kanë këtë virtyt andaj faliminderit.

Shpesh mendja dhe zemra gjenden nē një dyluftim jetēsor,ndonjehere zemra ka te drejtë, ndonjhere i jap të drejt mendjes. Aty ku dashuria triumfon, fiton zemra. Aty ku dinjiteti ēshtë parësor fiton mendja. Por me rëndësi ti vet i kristalizove qē te dyja në vija tē drejta.
Dua tē jem mirēnjohēse për vullnetin e dashamirēsinë që ke, që ke arritur të kthesh shumë fytyra të vuajtura në buzēqeshje, t’i ngrohësh shumë duar që kane ftoftë, ta kthesh lotin nē gëzim, e tê shërosh shume zemra që kanë dhimbje.

E dashur vetja ime, po vazhdojmë rrugën drejt jetes, nuk e dimë edhe sa kohë na ka mbetur sepse jeta ēshtë një udhētim i gjatë, por asnjëherë nuk e di kur pērfudon rrugëtimi ynë. Të vazhdojme të jemi kēshtu siç ishim deri sot, e palëkundur edhe e vendosur. Parmisht ne duhet ta duam dhe ta vlersojmē vetveten që ajo dashuri ndaj vetes sonë do ta arrijë të depërtojë edhe tek njerzitë e tjerë./supergrate.net/