Në Zvicër deri më sot janë dhënë 950.000 vaksina

0
63

Dozat që kanë dështuar të mbërrijnë gjatë shkurtit do të dorëzohen tani. Falë këtij kompensimi, gjatë marsit priten një milion doza të reja.

Në Zvicër, deri më sot kanë mbërritur më shumë se 1.3 milion doza vaksinimi ndërsa më shumë se 950,000 doza tashmë janë injektuar.

332,000 njerëz tashmë janë vaksinuar nga dy herë, ka theksuar zëvendës drejtoresha e BAG, Nora Kronig në konferencën e sotme për media, raporton srf.ch.

Dy muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë të mbërritjes së vonuar dhe me sasi të vogla, të dozave të vaksinës, ka shtuar ajo, transmeton albinfo.ch. Por përpjekjet po vazhdojnë pasi ne kemi rritur vazhdimisht vëllimin e tyre, për çdo muaj të kaluar”.

Sipas Kronig, fillimisht priteshin më pak doza për muajin mars. Por, dozat që kanë dështuar të mbërrijnë gjatë shkurtit do të dorëzohen tani.

Falë këtij kompensimi, gjatë marsit priten një milion doza të reja.