Shoqata “Thirrjet e nënave” dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”

0
104

Shoqata “Thirrjet e nënave”, shoqatë e cila për vite tashmë merret me procesin e zbardhjes se fatit te personave të pagjetur e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Thirrja e nënave mbetet thirrja më e kumbueshme në vendin tonë për drejtësi. E nënat e Gjakovës nuk u dorëzuan kurrë dhe nuk do të dorëzohen derisa drejtësia të vje në vend. Për qëndresën, vendosmërinë e punën e palodhshme ndër vite, shoqata “Thirrjet e Nënave”, dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”.

Organizata Jo Qeveritare, “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, është një shoqatë e cila mirret me procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të zhdukur gjatë Luftës së Fundit në Kosovë 1998-1999, dhe vazhdon ende me aktivitete të ndryshme.