Marte Tunaj, ndër gratë e para në Kosovë që ka dëshmuar për dhunimin e kryer gjatë kohës së luftës dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”

0
539

Marte Tunaj është ndër gratë e para në Kosovë që ka dëshmuar për dhunimin e kryer gjatë kohës së luftës nga forcat serbe. Në momentet më të vështira të luftës së UÇK-së, ajo iu përgjigj organizmit të tij dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm. Ajo nuk jeton më, por vepra e saj është e pavdekshme. Për shembullin e dhënë dhe guximin, znj. Marte Tunaj dekorohet me urdhrin presidencial “Shotë Galica”.

Marte Tumaj më 30 maj të vitit 1999 ishte maltretuar, keqtrajtuar dhe përdhunuar nga paramilitari Millosh Jokiq ndaj të cilit më 25 shkurt të vitit 2000 ishte ngritur aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile në Viti. Në veçanti deklarata e Marte Tunajt se ishte dhunuar nga Jokiqi ishte aq e guximshme dhe trimëruese saqë Jokiq urgjentisht nga forcat e KFOR-it ishte arrestuar.

Tunaj guximin për të dëshmuar si grua shqiptare i fali Kosovës, djalit të saj Sherifit i cili ishte pjesëtar i UÇK-së dhe ishte i vetmi i mitur në tërë rajonin e Vitisë.

Në gjykimin kundër Millosh Jokiqit patën dëshmuar 40 dëshmitarë në mesin e tyre edhe Marte Tunaj nga Verbani i Vitisë. Tunaj me dëshmi rrëqethëse pati prezantuar para trupit gjykues që udhëhiqej nga Patrice de Charette, shumë fakte dhe prova bindëse.