Vjosa Osmani takohet me kryediplomatin e Zvicrës, theksohet rëndësia e diasporës shqiptare

0
124

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar sot me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, që është edhe në krye të Departamentit për Çështje të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, raporton albinfo.ch.

Cassis ka njoftuar për takimin me Osmanin në Twitter, ndërsa ka thënë se Kosova është një nga shtetet prioritet të Zvicrës sa i përket bashkëpunimit të jashtëm.

“I lumtur të flas me u.d. e presidentes Vjosa Osmani për angazhimin e Zvicrës në Kosovë, diasporën e rëndësishme të Kosovës në Zvicër dhe çështjet rajonale. Kosova është një nga shtetet prioritare të Zvicrës në bashkëpunim ndërkombëtar”, ka shkruar Cassis, raporton albinfo.ch.

Ndërsa Ambasada e Zvicrës në Kosovë, duke prezantuar vizitën e nivelit më të lartë shtetëror nga Kosova, ka shkruar kështu: “Marrëdhëniet bilaterale midis Zvicrës dhe Kosovës janë më të forta se kurrë. Vizitë e frytshme e Kryetares së Parlamentit dhe Presidentes në detyrë, Vjosa R. Osmani në Zvicër menjëherë pas rezultateve të zgjedhjeve historike.