Mbi 108 milionë raste me COVID-19 në botë

0
32

Rastet e koronavirusit në botë kanë kaluar 108 milionë gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas univeristetit amerikan, bilanci i infektimeve në botë që prej fillimit të pandemisë është 108 186 991, prej të cilëve 2 382 880 të vdekur.

Në total 60 587 212 persona janë shëruar deri tani.

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 2 382 880 të vdekur në botë që prej kohës kur zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi shfaqjen e sëmundjes në fund të dhjetorit 2019, sipas burimeve zyrtare.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre të fundit janë SHBA-ja me 3 856 të vdekur, Meksika 1 474 të vdekur dhe Brazili me 1 351 të vdekur.

SHBA-ja është vendi më i prekur si për nga numri i viktimave ashtu dhe për nga numri i rasteve me 475 449 të vdekur për 27 392 803 raste të regjistruara, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA-së vendet më të prekura janë Brazili me 236 201 të vdekur dhe 9 713 909 raste, Meksika me 171 234 të vdekur dhe 1 968 566 raste, India me 155 360 të vdekur dhe 10 871 294 raste dhe Britania e Madhe me 115 529 të vdekur dhe 3 998 655 raste./ATSH