Heshtja zgjedhore fillon nga 07:00 e mëngjesit të shtunën, deri të dielen kur mbyllen vendvotimet

0
63

Kosova voton më 14 Shkurt.

Zgjedhjet e parakohshme paralamentare mbahen në kohë pandemie, ku të gjithë bëjnë thirrje për kujdes edhe gjatë votimit por edhe të mos ketë grumbullime.

Ndërkohë një ditë më herët, pra e shtuna, konsiderohet ‘heshtje’.

Por çka nënkupton ajo? Ja çfarë thotë Ligji:

LIGJI NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Neni 52
Ndalimi i Përfshirjes në Media

52.1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve.

52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor. /oxygenpress.info