Takim për ndihmë grave të Krushës

0
255
Takohuni me producentët, regjisoren, personazhin real dhe aktorën kryesore të filmit “Zgjoi”, i cili duke paraqitur në mënyrë të shkëlqyeshme historinë e një gruaje të fshatit Krushë e Madhe, fitoi tri çmimet kryesore në festivalin më të madh të filmit të pavarur në ShBA “SUNDANCE FESTIVAL”.
Përmes kësaj ngjarje synohet të mbështeten gratë e Krushës, historia e të cilave u bë frymëzim për një film të jashtëzakonshëm, duke ndikuar pozitivisht në imazhin e Kosovës.
Filmi “Zgjoi” bëri histori duke depërtuar në të gjitha mediat botërore, e tani është rradha jonë që përmes pjesëmarrjes të mbështesim ekipin dhe më e rëndësishmja gratë e Krushës.
Bli biletën ose dhuro donacione të cilat 100% do të shkojnë për Gratë e Krushës!
Historia e “Zgjoi” nga Fahrije Hoti e Krushës së Madhe
Filmi “Zgjoi” frymëzohet nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
“Zgjoi” fiton tri çmimet kryesore në Sundance Festival
Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë duke fituar tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.