Për 72 orë në Ferizaj mblidhen mbi 153 mijë euro dedikuar shërimit të Fitim Mehmetit

0
415

Fitim Mehmeti, pjesëtar i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj, është diagnostikuar me leukemi akute.

Në pamundësi të mbulimit të shpenzimeve të mëdha për shërim jashtë vendit, po kërkohet ndihmë financiare nga qytetarët.

Për shërimin e 25 vjeçarit nevojiten 130 mijë euro, kosto kjo e papërballueshme për familjen e tij, prandaj Agon Zhinipotoku kishte marrë iniciativë që përmes vullnetit të qytetarëve ferizajas ta ndihmoj familjen Mehmeti për ta siguruar shumën e nevojshme për Fitimin.

Përmes një postimi Agon Zhinipotoku tregoi se për 72 orë kanë arritur të grumbullojnë mjetet e nevojshme për Fitim Mehmetin dhe shuma shtesë i është dorëzuar një rasti tjetër i cili ka nevojë për transplant të veshkës.

Postimi i plotë nga Agon Zhinipotoku:

“Të lumtur deri në qiell
Më pak se 72 orë për Fitën tonë u mblodhëm 153,838.80 euro, e prej kësaj shume 130.000 ju dorëzohen familjes Mehmeti, ndërsa shuma tjetër do t’i dedikohet një të riu ferizajas 27 vjeçar për transplant të veshkës.
Fito, tendën që e ngritëm për ty, e mbyllëm në afat rekord.
Faleminderit nga zemra Komogllavë, Ferizaj dhe diasporë.
Lutemi për shërimin tënd, të presim të na kthehesh shëndosh e mirë në Ferizaj!
Faleminderit❤”