Stuhitë e dëborës vonojnë shpërndarjen e vaksinave

0
59

Gjermania vazhdon të jetë edhe sot nën sulmin e stuhive të dëborës, që ka rezultuar në vonesa të shpërndarjes së vaksinave në disa rajone.

Kushtet ekstreme të motit çuan në vonesa në shpërndarjen e vaksinave në rajonin verior gjerman të Saksonisë së Ulët, ku Ministria e Shëndetësisë anuloi vaksinimin në 12 qendra, që u planifikuan të rinisin pas përmirësimit të motit.

Gjithashtu, u raportuan ndërprerje të rrugëve dhe hekurudhave në të gjithë vendin, pasi temperaturat ranë nën zero në zona të gjera të Gjermanisë, ndërsa dëbora vazhdon të bjerë.

“Ministri i Transportit, Andreas Scheuer, u ka kërkuar qytetarëve në Gjermaninë veriore dhe qendrore të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë të paktën deri të mërkurën”, komentuan gazetat e grupit mediatik Funke.

Reshjet e mëdha të borës dhe ngricat goditën Gjermaninë e Veriut fillimisht gjatë fundjavës, me deri në 30 centimetra dëborë në disa vende./ATSH