Rita Ora me veshje kombëtare shqiptare në klipin e saj të ri

0
748

Këngëtarja shqiptare më famë botërore Rita Ora, ka publikuar një video të shkurtër të këngë së saj të re ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare.

Rita Ora duket jashtëzakonisht e bukur me shaminë e kuqe të vendosur në kokë. Gjithashu në këtë video shihet se krahas saj edhe vajzat e tjera që janë pjesë e klipit kanë të veshura veshjet kombëtare shqiptare.

“Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.

Video është publikuar edhe nga babai i saj, Besnik Sahatçiu – Ora në Facebook, i cili ka përdorur simbolin e zemrës për të paralajmëruar projektin e ri të Rta Orës.

Rita Ora tash e një kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, kurse kjo këngë do vie për publikun me 12 shkurt të këtij viti./ KultPlus.com