Qeveria gjermane zbeh shpresat e lehtësimit të masave

0
261
24.01.2021, Hessen, Frankfurt/Main: Beamte der Bundespolizei kontrollieren am Flughafen Frankfurt die Passagiere einer aus Prag gelandeten Passagiermaschine. Hintergrund ist die Entscheidung der Bundesregierung, zahlreiche Länder als Hochrisikoländer einzustufen. Wer aus einem der betroffenen Staaten nach Deutschland einreist muß jetzt einen negativen, aktuellen Corona-Test vorweisen können. Foto: Boris Roessler/dpa +++ dpa-Bildfunk +++ (KEYSTONE/DPA/Boris Roessler)

Qeveria gjermane ka zbehur shpresat se do të bihet dakord për një zbutje hap pas hapi të masave të bllokimit, në takimin e ardhshëm të udhëheqësve të shtetit, e vendosur të mbahet të mërkurën, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se Qeveria federale do t’i rezistojë çdo përpjekjeje nga udhëheqësit e shtetit për të filluar lehtësimin e masave, “derisa të jemi nën një incidencë prej 50 (infeksione të reja për 100,000 banorë në shtatë ditë)”.

Spahn tha se ai mund të jepte perspektivë afatgjatë për një zbutje të rregullave. “Unë e di që të gjithë duan një plan gjashtëmujor, por kjo është e pamundur në këtë pandemi”.

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, e mbështeti këtë qëndrim, duke thënë se “nuk do të ishte përgjegjëse të ndërmarrësh hapa konkretë në këtë fazë – shifrat janë akoma shumë të larta”.