“Ti u lodhe nga pritja, o nënë, fli se përëndoi”

0
217

Nga Anita Hoxha

Nënës time!

Biletat mu kthyen nënë, nuk vij dot!
Avionët fluturojnë si të lodhur, rrallë…
Në cepin e aeroportit, sytë i kam me lotë,
Për dreq, sot s’po më lë të qetë ky mall !

Unë e di, o e shtrenjta ime, ti më pret…
Mbi çatitë e qytetit tuaj, stoike rri e heshtur bora,
Të duket sikur zëri im nëpër shtëpi të thërret…
Ti pëshpëritë : – Më vjen ime bijë, dhe pak vajti ora !

Biletat mu kthyen nënë, por ti mos u mërzitë !

Do vij drejt teje, sapo të trokasë ky behar…
Në flokët e mij, si karfice, një manushaqe do shëndritë,
Dhe cicërimat e zogjëve me vete …do ti marrë

Do kalojë kjo kohë e keqe, me maska vënë !
Tek ti do vij, me një fustan të kuq veshur
Më kujtohën fjalët, që fëmij m’i kishe thënë :
– Dhe kur mërzitesh bij, ti prap rri duke qeshur !

Ti u lodhe nga pritja, o nënë, fli se përëndoi !
Dritën fike e mos u përhumb në mendime
Para meje pylli me zë bilbili nisi të këndoi
Shpirtin ma perkundi si, ninulla nënës time!