“Gjithë jetën kam qenë peng i një pashaporte që nuk tregon asgjë për atë që jam apo për atë që vlej!”

0
164

Nga Oriana Cama

Une jam Oriana Cama! 31 vjec! Jam shqiptare! Nene e nje femije italian! Vet nuk mund te levize e lire sepse i perkas nje vendi qe eshte jashte bashkimit europian! Jam extracomunitario.Ndersa im bir eshte qytetar europian dhe mund te levize i lire kudo. Dhe pse deri ne moshen 18 vjeç ai nuk mund te levize askund pa mua! Me sa duket jo vetem une jam peng i nje pashaporte, peng i ketij pengu eshte edhe im bir.

Une vije nga nje femijeri shume e lumtur, e lire, mes detit dhe malit, pemve dhe fushave te medha me portokalle ku kam vrapuar dhe enderruar. Gjithe femijerin time kam lexuar libra ne tarrace, shkruaja poezi poshte kumbulles te oborri i shtepise ku ishte e varur nje shilarse qe ne i thonim pilikunda. Jam rritur ne nje vile te madhe dy katshe me oborr te madh plot me lloje soje lulesh.Jam rritur mes nje bolleku ekonomik dhe bolleku shpirteror!

Ne vitin 2000 familja ime u zhvendos ne Tirane! Une erdha ne klasen e 7B ne shkollen Niket Dardani (zona e Brrylit) . Isha nje femije i lumtur dhe i plotsuar qe nuk e dija qe ishte turp te vije nga fshati edhe kur shoket e klases me tallnin , sepse jeta ime ne fshat kishte qen shume e lumtur. Praktikisht kisha bere te njejtat gjera qe kishin bere bashkmoshataret e mi, kurs anglishte, kurs basketbolli,aktivitete kulturore…madje jo te gjithe ata qe gjeta ne Tirane kishin investuar kaq shume sa kishin investuar prindrit e mi tek une. Me sa dukej arritja e tyre e vetme ishte qe kishin lindur ne Tirane. Dhe kaq mjaftonte qe une te bullohesha pa shkak ore e minut! Une nuk e kuptoja pse duhet te ishte turp qe vija nga fshati. Dhe pse duhet ta mohoja kete pjese te jetes time kaq te lumtur! Shoket e mi te klases ishin rritur ne dhome e kuzhine apo ne nje garsionere ne Tirane, dhe kaq mjaftonte qe te me tallnin. Mbaj mend qe nuk kisha asnje shok. Rrija vetem ne bang. Pa shkembyer as edhe nje fjale. E para qe me bullonte ishte zysha ime kujdestare. Xhuli! Me tallte haptaz ne mes te klases dhe pse kam qen e shkelqyer ne anglisht ne lenden e saj. Oren e pare te anglishtes kur u cova te prezantohesha para klases e mbaj mend akoma: Hello! I’am Oriana! I’am 11 years old! My dream is to be an famous actress!

Po kthehu mi goc anej nga erdhe se ska ngel aktrimi per katunaret! – ja priti Xhuli dhe klasa shpertheu ne te qeshura tallse!

Sot kur e mendoj them: Po si ka mundesi qe nje mesuese, nje femer ,per me teper nje nene, te tallet me endrrat e nje femije 11 vjec vetem se vjen nga fshati?! Nuk di cfare emri ti ve!

Dhe prap, dhe pse ateher nuk e dija cfare ishte bullizmi dhe sna kishte fol askush per te, une me ciltersin time e kaperceva te gjithe ate traum dhe pa lumturi. Mbaj mend qe nje her dy shok te klases me vun ne loje dhe filluan te me gjuanin lehtshem me shpulla. U detyrova ti rrah te dy keqazi qe te mos guxonte me te me afrohej njeri te me bente keq!

Pra pas nje femijeri te lumtur, gjithe puberteti dhe adoleshenca ime ishin peng i nje fjalie: Une nuk isha nga Tirana!
Nderkohe sot, prej 3 vitesh une jam zhvendosur nga Tirana ne Bologna. Dhe kur me pyesin nga je, une them me plot gojen nga Tirana! Aty kam mbaruar filloren, gjimnazin, aty jam diplomuar, aty kam 10 vite karrier pa kurveri morale dhe fizike, aty kam miqt e mi, kujtimet, jeten time qe krijova me shume lufte djers dhe pune ,pa intriga dhe pa i bere keq askujt! Pra me ne fund une jam nga Tirana! Dhe prap nuk mjafton! Prap jam ekstracomunitario! Pra vije nga nje vend jashte bashkimit europian! Imazhi per vendet jashte BE apo Afrikes eshte i njejte. Kur je emigrant ne mendjen e tyre detyrimish duhet te jesh njeri kot, qe ske bere asnje gje ne jet,i varfer, pa buk per darke,pa botkuptim, pa inteligjenc,pa shkolle…pra mendja e italianve kur marrin vesh qe jam nga Tirana eshte njesoj si mendja e shokve te klases se shtate kur moren vesh qe isha nga fshati! Asnje diferenc!
Dmth, une kam mbaruar nje shkolle, kam punuar ne profesionin qe dashuroj, kam punuar dhe jam paguar me nje rroge shume te mire, kam bere nje jet shume te mire me te ardhurat e mija jo me leket e prinderve te gjysherve apo me asistence nga shteti, jam nga Tirana, nuk jam me nga fshati, dhe prap nuk mjafton?!
Kur flas italisht me ndjehet aksenti qe jam e huaj! Ne fillim me pyesin me nje buzqeshje te ngroht dhe dashamiresi, ti je angleze ?! Nuk e di pse aksenti im ju duket i tille. Jo i them une, jam shqiptare! Dhe qendrimi i tyre ndryshon 360 grad. Madje edhe buzeqeshja! Por nese une jam e huaj cfare ndryshimi ka nese jam angleze apo nje vend tjeter?! Ejjj edhe Anglia eshte jashte BE, tani edhe ata jane extracomunitario!!!!!!!!
Kur aplikon per nje vend pune, te shohin C.V , gjuhet e huaja,aftesit, eksperiencen dhe te ofrojne me nje buzeqeshje fallco vend pune ne pastrim ose padante (te kujdesesh per pleqt)! Dhe kur ti ju thua, jo faleminderit, kerkoj dicka me afer aftesive te mia, te shikojne shtrember! Si ka mundesi qe nje emigrante pretendon kaq shume!!!! ( U bo kjo katunaria)! Madje ka vende pune qe as nuk mund te aplikosh sepse pika e pare e aplikimit eshte te kesh pashaport BE! Nuk e dija qe pashaporta hyn te aftesit profesionale!!!! Madje edhe kur sheh njoftimet per shtepi me qera , disa prej tyre ne fund te te dhenave shkruajn: No extracomunitario!

Ej po nje sekont! Une jam nga Tirana!!!!

Une jam Oriana Cama! 31 vjec! E diplomuar! Shqiptare! Extracomintario! Nene e nje femije Italian! Gjithe jeten time kam qen peng i vendit nga vije! Peng i nje pashaporte qe nuk tregon asgje per ate qe jam apo per ate qe vlej!