Po punohet në rrugën e Llapit në Prishtinë pas djegjes së stabilimentit

0
165

Nga KEDS Energy

Ekipet e KEDS që nga mëngjesi i hershëm kanë filluar punën në sanimin e dëmeve të shkaktuara dje si pasojë e djegjes së stabilimentit në rrugën e Llapit në Prishtinë gjatë orëve të vona.

Për shkak të lagështisë së krijuar brenda stabilimentit gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit, dje sanimi i dëmeve ka qenë i pamundur.

Ekipet janë duke bërë çmos që në kohën më të shpejt të rikthejnë energjinë elektrike.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme përbrenda stabilimentit prandaj lusim konsumatorët e afektuar të kenë mirëkuptim.