Besa transferon talentin kosovar që ka luajtur në Gjermani

0
46

Talenti kosovar, Guri Hana është lojtari më i ri i Besës së Pejës.

Pejanët ndonëse ndodhet në vendin e fundit në tabelë me pak gjasa për të mbijetuar, kanë arritur të përforcohen me talentin, Hana në merkaton e janarit.

Hana gjatë muajit janar të vitit 2020 u transferua te skuadra gjermane e FC Hansa Luneburg, ekip kjo që bënte gara në Ligën e Katërt.

E sa ishte në Kosovë, Hana ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase të 2 Korrikut transmeton GazetaOlle.

Ndryshe, Besa e Pejës ndodhet në Durrës për të kryer pjesën tjetër të fazës përgatitore.