Von der Leyen: Bisedime konstruktive me Johnson për eksportin e vaksinave

0
44

Në një mesazh të postuar në Twitter, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi zhvillimin e “bisedimeve konstruktive” që kishte pasur me kryeministrin britanik, Boris Johnson për çështjen e Irlandës së Veriut lidhur me eksportin e vaksinave.

”Ne ramë dakord mbi parimin që nuk duhet të ketë kufizimet në eksportin e vaksinave nga kompanitë që janë zotuar për përmbushjen e përgjegjësive kontraktuale”, deklaroi Von der Leyen, pasi BE u tërhoq në vendosjen e kontrolleve buzë Ulsterit.

Komisioni Europian deklaroi se nuk do të aktivizojë një klauzolë anulimi emergjent në marrëveshjen e Brexit në kufirin delikat irlandez me kufizime të reja për eksportin e vaksinave, por aktualisht po detajon rregulloren aktuale./ATSH