Protesta pas hyrjes në fuqi të ligjit për abortin

0
171

Mijëra protestues dolën në rrugë dje në mbrëmje vonë, pasi Gjykata e Lartë e Polonisë paraqiti një arsyetim me shkrim, pas vendimit të saj të vitit 2020 që ndalon ndërprerjen e shtatzënive.

Gjykata polake paraqiti dje një arsyetim të shkruar pas gjykimit më 22 tetor 2020 mbi mbrojtjen e jetës.

Vendimi i saj u botua më vonë ”Fletoren Zyrtare” një hap i domosdoshëm që ligji të hynte në fuqi.

Në vendim, gjykata vendosi që abortet e kryera për shkak të defekteve të pakthyeshme të lindjes, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë kushtesh nga sindroma Dawn te sëmundjet e rrezikshme për jetën, ishin të paligjshme sipas kushtetutës.

Defekte të tilla të lindjes përbënin pothuajse të gjitha 1 110 abortet ligjore të kryera në Poloni, një vend me 38 milionë banorë.

Në Varshavë, protestuesit u mblodhën para Gjykatës Kushtetuese, para se të marshonin për të protestuar te selia e partisë qeverisëse ”Ligj dhe Drejtësi”.

Protestuesit mbanin parulla si “Unë mendoj, ndjej, vendos” dhe “Liri zgjedhjeje pa terror”./ATSH