KQZ: Nuk jemi duke i thirrur aplikuesit nga diaspora me numra të fshehur

0
237

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre.

Numrat nga të cilat bëhen thirrjet për konfirmimin e aplikimeve janë numra me prefix të Republikës së Kosovës, +383, dhe se aplikuesve u shfaqet numri, prandaj nuk qëndrojnë informacionet të cilat po qarkullojnë se aplikuesit po kontaktohen përmes numrave anonim.