Zotimi i Scott: Gruaja më e pasur në botë ka dhuruar $4.2 miliardë brenda katër muajve për bamirësi

0
284

Novelistja dhe filantropistja 50-vjeçare, Mackenzie Scott, e cila më parë ka qenë e martuar me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, po vazhdon të mbajë premtimet që bëri duke nënshkruar The Giving Pledge vitin e kaluar.

Giving Pledge është një organizatë jofitimprurëse përmes së cilës individë të pasur zotohen të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre përgjatë gjithë jetës.

Kjo seri e fundit e donacioneve do të mbështesë 384 organizata në të 50 shtetet e SHBA-së, gjatë një kohe kur shumë amerikanë po luftojnë financiarisht pas shpërthimit të koronavirusit.

Sipas një postimi në blog nga Scott, disa nga këto dhurata financiare kanë shkuar drejt mbështetjes së bankave ushqimore, fondeve të ndihmës emergjente dhe shërbimeve mbështetëse për njerëzit në nevojë.

Të tjera kanë shkuar drejt adresimit të pabarazive sistematike afatgjata, të cilat janë përkeqësuar nga kriza, duke përfshirë lehtësimin e borxheve, trajnimin për punësimin etj.

Fushat e tjera ku fondet u përqendruan përfshinin edukimin, grupe të mbrojtjes ligjore për ata që marrin diskriminim institucional etj.

Scott shkroi:

“Kjo pandemi ka qenë shkatërruese në jetën e amerikanëve. Humbjet ekonomike dhe rezultatet e shëndetit kanë qenë më të këqija për gratë, për njerëzit me ngjyrë dhe për njerëzit që jetojnë në varfëri. Ndërkohë, ajo ka rritur ndjeshëm pasurinë e miliarderëve.”

Ajo përfundoi postimin e saj në blog, duke inkurajuar lexuesit të dhurojnë:

“Shpresa që ushqeni me dhuratën tuaj ka të ngjarë të ushqejë dhe vetë shpresën tuaj.”

Burimi: New York Post, Unilad, Anabel