HANDIKOS shpërndanë 73 tabletë për fëmijët me aftësi të kufizuara në gjithë Kosovën

0
147

HANDIKOS sot ka përfunduar shpërndarjen e 73 pajisjeve teknologjike – tabletë për fëmijët me aftësi të kufizuara në 15 komuna të Kosovës, me qëllim të lehtësimit të ndjekjes online të aktiviteteve shkollore në përgjithësi.

Bashkërisht me tabletë, fëmijëve përfitues u janë dhuruar edhe çanta me materiale shkollore dhe higjienike, përfshirë maska mbrojtëse dhe dezinfektues.

Ky intervenim u mundësua në kuadër të projektit ‘’Avancimi i situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe me financim të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.