“Vjosa Campus” kërkon nga komunat ndarjen e lokacioneve për finalizim të projektit

0
71

Projekti ”VJOSA CAMPUS”

Projekti ne fjalë i dedikohet adoleshentëve autik te moshes 15+.
Campusi do përbëhet nga 30 shtëpi modulare me madhësi 50- 70 m² si dhe 2 të tjera për stafin nga 120-160 m².Ne këto fascilitete do të bëhet edukimi dhe trajnimi i adoleshentëve autik per të bërë një jetë të pavarur në të ardhmen dhe kështu të bëhen pjesë e jo barë e shoqërisë. Trajnimi bëhet nga stafi profesional kosovar i cili do të trajnohet dhe kontrollohet nga simotra e campusit nëHelsinki. Mentore e punës se campusit do te jetë campusi Lyhty që vepron ne Helsinki. Në campuset tona do të përdoret teknoligjia Finlandeze e edukimit, për të cilën tashmë dihet se është lidere Botërore ne edukim e arsimim.

TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT DHE FINALIZUESI

Ndërtimin e Vjosa Campus do ta mer familja jonë Behxheti me kompanite e tyre BVG HOUSING nga Helsinki si dhe DBA nga Prishtina, me pronarët Blerim Behxheti dhe Dukagjin Behxheti.Shtëpitë do të jenë 100% ekologjike,të ndërtuara në teknologjinë CLT ( cross laminated timber) që është teknologjia me e re, e si produkt te vetëm ka drurin. Të gjitha shtëpitë deri në finalizim të fundit për banim ndërtohen në fabrikën tonë. Degën e fabrikës synojmë ta hapim edhe në Prishtinë si dhe ne Durës. Pra i gjoth proqesi ndërtues do të jetë ne Kosovë. Dihet mirëfilli se druri ne ndertimtari cilësohet si material antibaktetial, antistres, nuk emiton CO2, është rezistent ndaj flakës në kategorinë P2, është ekstrem rezistent në termete, është ptodukt natyral dhe riciklues. Në Finlande me ktë teknologji që përdorim ne ,ndërtohen fascilitet publike. Për punën tonë më së miri tregon qmimi i parë ne Finland Housing Fair të cilin e kemi fituar më 2019.
Strategjia e Vjosa Campus është direkt e lidhur me natyrën. Andaj synojmë që campuset tona të ndërtohen në natyrë jasht qytetit. Lokacioni i preferuar do të ishte për Prishtinën Germia ose të ngjajshme. Gjatë ndërtimit të campuseve,synojmë që natyra të qëndroj e paprekur. Për kte arsye ne i kemi të patentuara shtëpitë tona ku nuk oërdorim kurfar materiali tjetër pos drurit. Poashtu as në fundamente nuk përdorim asnjë gram beton. Edhe fundamentin e kemi te qertifikuar dhe te patentuar.

SI FUNKSIONON CAMPUSI VJOSA

Gjatë kohës se trajnimit të adoleshentëve duhet të plotësohen disa kushte. Thelbi i funksionimit të campuseve tona eshte TREKËNDËSHI FUNKSIONUES.
Campusi-familja-komuna

1. CAMPUSI

Roli i campusit është në edukimin e adoleshentëve autik për jetë të pavarur. Kushtet e punës dhe jetesës do të jenë më modernet të kohës dhe direkt te lidhur me natyrën. Stafi profesional ku për një adoleshent do të jetë një edukues. Campusi do të ketë edje kujdestarinë mjekësore 24/7. Do të ketë transportin e vet, ushqimi për adoleshentët dhe stafin do të jetë organizuar ne formë cateringu me njërin nga restoranet lokale. Lista e ushqimit do të jetë i përpiluar nga nutricistët profesional. Ngase ushqimi për persona autik është specifik. Në campus do të ketë pishinë, terene sportivo-rekreative, këndi i kultivimit të pemë-perimeve si dhe këndin shtazëve te vogla si pulat, ngase kafshët janë pjesë e terapisë për personat autik dhe janë mëse të rëndësishme.
Gjatë sezoneve të pushimeve nga qershor-gusht dhe gjat dhjetorit, campusi do të mbyllet për trajnim dhe shëndrohet në një campus pushimi. Do tē organizohen pushime një javore për të gjitha familjet që kanë persona autik nën mbikqyrje dhe nuk do të ketë kufizime në moshë. Pagesa për pushime do të jetë simbolike dhe kjo bëhet nga ana e pjesmarsëve.
Campuse të tilla do të hapen edhe në Shqipëri, në btegdet. Andaj në kohën e pushimeve të lartëpërmendura, do të bëhet kombinim i lokacioneve varësisht nga dëshira e pjesëmarësve.
Për lokacionet e campuseve në Shqipëri veqse jemi në negociata dhe vendimi për lokacion bëhet gjer në fund të 2020. Nëpër campuse do të organixohen aktivitete te ndryshme fundjavore, si vizita nëpër Kosovë e Shqipëri, koncerte nga estradambarshqiptare, aktivitete sportive etj. Pra campusi pos që do të ketë rolin edukativ, do të ketë edhe ate rekreativ.
Campusi do të ketë menaxherin i/e cila do të kujdeset per mirëvajtjen. Do të ketë sociolog me pervoje me persona autik. Stafi do të paguhet komform rregullave të punës të parapara me ligj.
Campusi do tja shet të gjith aktivitetin e vet komunës me kontratë 5 vjeqare.
Nga kjo mënyrë e menaxhimit do të sigurohet aktiviteti i campusit. Njëkohësisht do të grumbullohen edhe donacione nga individ dhe kompanite në mbarë botën.

2. FAMILJA

Familja do të ketë rolin kyq në edukim dhe prania 24/7 e njërit nga prindërit ose familjarët do te jete OBLIGATIVE. Kjo ngase personi autik është emocionalisht i lidhur për kujdestarin e vet. Njëkohësisht pjesmarja e familjes e garanton transparencen. Familja do te kontriboj me 10% nga e shumës së kostos ditore.

3. KOMUNA

Roli i komunës në mirëvajtjen e campuseve do të jetë jetik. Komuna obligohet që me anë te kontratës 5 vjeqare të blejë shërbimet nga campusi. Nga kjo shumë do të paguhet stafi, ushqimi dhe shërbimet tjera si rryma,uji,telefoni etj.
Komuna nuk participon financiarisht gjate kohës së pushimeve të lartëcekura.
Komuna obligohet që të gjejë lokacionin për campuset se ku do të ndërtohen.

STAFI PUNUES I NJE CAMPUSI

– Campusi menaxhohet nga menaxheri i campusit.
– Stafi edukues perafersisht 30 terapeutiste/a
– 1 infermier/e 24/7
– 1 Socio/psilolog/e
– 2 Pastrues/e
– 1 roje
– 1 obortar/ mjeshter
– 1 vozites/e
Stafi edukues do te trajnohet nga simotra e Campusit ne Helsinki.