Vdes një person në vendin e punës në Ferizaj

0
121
ILUSTRIM

Një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Ferizaj të enjten.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar lajmin për klankosova.tv.

“Rreth orës 14:05 minuta kemi pranuar informatën se gjatë punimeve te nënkalimi i qytetit një punëtor i moshës rreth 50 vjeçare gjatë punës ka marrë lëndime në rrethana ende të panjohura. Menjëherë personin e kanë përcjellë në emergjencë, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë nga plagët e marra”.

Klan Kosova ka siguruar edhe pamjet nga punishtja ku humbi jetën punëtori.