Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Shaban Fadil Prekaj

0
400

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Shaban Fadil Prekaj, i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Prekaj është i lindur në vitin 1993, në fshatin Dubovë-Pejë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com./Telegrafi