Mjeku Arbër Ulaj vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmë

0
146

Stomatologu dr. Arbër Ulaj është duke u përballur me sëmundjen e rëndë “Encefalitis Autoimun”, për shërimin e së cilës nevojitet trajtim jashtë vendit me kosto 100 mijë euro.

Dr. Arbër Binak Ulaj qe katër muaj është duke u ballafaquar me një sëmundje të rrezikshme të quajtur Encefalitis Autoimun. Sipas mendimit të mjekëve që janë duke e trajtuar, Arbëri ka nevojë për mjekim urgjent dhe të domosdoshëm jashtë shtetit. Gjendja shëndetësore e tij është në përkeqësim e sipër dhe çdo vonësë intervenimi mund të jetë tragjike.

Duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese në Kosovë, pandeminë dhe koston e mjekimit, familja e Arbërit ka nevojë për ndihmë financiare. E gjithë familja e tij dhe ne shpresojmë për një mjekim të suksesshëm, ndaj për çdo ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës.

Shuma e kërkuar është minimumi i domodsdoshëm për fillim të trajtimit jashtë Kosovës.

 

https://www.gofundme.com/f/please-help-arber-ulaj?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=p_cp%20share-sheet&fbclid=IwAR22W8es40pxrEdm3gfFEvtRugpW_wWiLQR0nvPMGsvCUKJFrzsx3CfbeMM