Shtyhet gjykimi për krime lufte në fshatin Nerodime e Epërme

0
80
An ultra-Orthodox Jewish boy with handcuffs looks out of the window of a bus, carrying some of 80 Ashkenazi parents who were to report to jail for defying the Supreme Court ruling, during a rally in Jerusalem June 17, 2010. Tens of thousands of ultra-Orthodox Jews protested in Israel on Thursday against the court order to desegregate a religious school and force Jewish girls of European and Middle Eastern descent to study together. The boy was wearing the handcuffs in solidarity with the parents on the bus. REUTERS/Ronen Zvulun (JERUSALEM - Tags: POLITICS CIVIL UNREST RELIGION IMAGES OF THE DAY)

Mungesa e anëtares së trupit gjykues, gjyqtares Valbona Musliu-Selimaj ka bërë që në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë të shtyhet mbajtja e gjykimit për krime lufte ku po akuzohen Z.K dhe D.SH, raporton Drejtësia Sot.

Me të filluar seanca gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli njoftoi se për shkak të disa problemeve shëndetësore gjyqtarja Selimaj, nuk mund të jetë e pranishme në gjykimin e sotëm.

Gjyqtari Konxheli, po ashtu njoftoi që është anuluar edhe seanca e caktuar të mbahet për ditën e nesërme ndërsa gjykimi për këtë rast do të provohet të mbahet më datë 30 tetor të këtij muaji, në rast se kthehet në punë gjyqtarja Valbonë Selimaj.

Në rast se edhe me këtë datë nuk krijohen kushtet që të mbahet kjo seancë gjyqësore, gjyqtari Konxheli caktoi datat 20, 27 dhe 30 Nëntor 2020 si mundësi e mbajtjes së këtij gjykimi.

Përndryshe, Drejtësia Sot njofton se gjykimi për sot ishte i paraparë që të vazhdohej me dëgjimin e tre të dëmtuarëve të ftuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Kujtojmë se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila përfaqësohet nga prokurori Valdet Gashi, i akuzuari Z.K. akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare kundër personave civil dhe pasurisë, konkretisht rregullat e luftës të përcaktuara me Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Z.K. me datë 26 mars 1999, në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna Ferizaj, ka marrë pjesë direkt në sulmin e popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, konkretisht të 19 anëtarëve të një familje që nuk kanë marrë pjesë aktive në konflikt të armatosur.

Ndërsa i akuzuari D.Sh, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare kundër personave civil, respektivisht nenin 130 të Konventës së Katërt (IV) të Gjenevës të datës 12 gusht 1949, në ndërlidhje me Protokollet Shtesë për katër Konventat e Gjenevës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari D.Sh, me 01 prill 1999, në cilësinë e inspektorit policor, i armatosur me armë automatike, me qëllim të përdhosjes, poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pa jetë të O.N., B.N., A.N., B.N. dhe I.R., të vrarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe, ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

E me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale Krimet e luftës kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e penalizuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me nenin 146 si Krime të luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës.