Thaçi ndan për dëshmorët urdhrin “Heroi i Kosovës”

0
74

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

Urdhri “Hero i Kosovës” është ndarë për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për Shaban Polluzhën e Qerim Kocën.

Thaçi tha se Kosova është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit.

“Sot, urdhrin “Hero i Kosovës” e ndava për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën. Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë”.