“Ne kemi dy jetë dhe e dyta fillon kur e kupton se e ke vetëm një”

0
189

Një tekst nga Mario de Andrade (San Paolo 1893-1945):

Shpirti im nxiton.

Kam numëruar vitet e mia dhe kam kuptuar se kam më pak kohë për të jetuar, sesa kam jetuar deri sot.
Ndihem si ai fëmiu që fiton një kuti me sheqerka: të parat i ha me kënaqësi, por kur e kupton që kanë mbetur vetëm edhe disa, atëherë fillon t’i shijojë vërtet.
Nuk kam kohë për konferenca të pafundme ku diskutohen statutet, rregullat, procedurat dhe rregulloret e brendshme, duke ditur që asgjë nuk do të arrihet.
Nuk kam më kohë të duroj njerëz absurdë, të cilët, pavarësisht nga mosha e tyre, nuk janë rritur.
Nuk kam më kohë të luftoj me mediokritetin.
Nuk dua të marr pjesë në takime, në të cilat marshojnë ego të fryra.
Nuk i duroj manipuluesit dhe oportunistët.
Më shqetësojnë ziliqarët që përpiqen të diskreditojnë më të aftit për t‘ua kapur pozitat, talentet dhe sukseset.
Koha ime është shumë e shkurtër për të diskutuar titujt. Dua qenësoren, sepse shpirti im është në nxitim. Pa shumë sheqerka në pako.
Unë dua të jetoj me njerëz, që janë shumë njerëzorë.
Njerëz, që mund të qeshin me gabimet e tyre, që nuk krenohen me sukseset e tyre.
Që nuk ndihen të thirrur para kohe dhe nuk ikin nga përgjegjësia e tyre.
Që mbrojnë dinjitetin njerëzor dhe që thjesht duan të ecin pranë së vërtetës dhe drejtësisë.
Kjo është ajo që e bën jetën të vlefshme për ta jetuar.
Dua të rrethohem nga njerëz, që dinë të prekin zemrat e të tjerëve.
Njerëz, të cilët mësuan përmes goditjeve të vështira të jetës të rriteshin përmes prekjeve të buta të shpirtit.
Po! Unë jam në nxitim, unë jam në nxitim për të jetuar me intensitetin që vetëm pjekuria mund të ta japë.
Mundohem të mos çoj kot asnjë nga sheqerkat që më kanë mbetur.
Jam i sigurt që do të jenë më të shijshme se ato që kam ngrënë tashmë.
Qëllimi im është të arrij në fund i kënaqur, në paqe me veten time, të dashurit e mi dhe ndërgjegjen time.
Ne kemi dy jetë dhe e dyta fillon kur e kupton se e ke vetëm një.