Vetitë e mrekullueshme terapeutike të kërpurdhave

0
175

Kërpudhat janë pjesë e traditës sonë të kuzhinës. Ato janë konsumuar për mijëvjeçarë dhe mund të përgatiten në një mori mënyrash të ndryshme. Megjithëse shumë e njohin aromën e tyre, pak kush i njeh vetitë terapeutike të kërpudhave dhe pasurinë e tyre në lëndë ushqyese.Ka shumë lloje të kërpudhave, disa të ngrënshme dhe disa shumë toksike, prandaj duhet të siguroheni që t’i blini nga burime të sigurta.

▫️Vetitë antitumorale. Një studim i kryer në vitin 2010 dhe i botuar në revistën Experimental Biology and Medicine, studioi disa lloje të kërpudhave (përfshirë maitake dhe shytat) dhe demonstroi aftësinë e tyre për të bllokuar rritjen dhe riprodhimin e qelizave kancerogjene.

▫️Stimulojnë sistemin imunitar. Lentinan, një përbërje që përmbahet në kërpudhat shiitake, stimulon sistemin imunitar duke rritur mbrojtjen.

▫️Ulin kolesterolin. Kërpudhat nuk përmbajnë kolesterol dhe janë burim i beta-glukanit dhe kitinës, fibrave të afta për të ulur nivelet e kolesterolit.

▫️Janë të pasura me vitamina B dhe D. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D, sidomos champignons ose kërpudha fushore. Këto kërpudha përmbajnë gjithashtu sasi të konsiderueshme të vitaminës B12, e cila është veçanërisht e rëndësishme për ata që ndjekin një dietë vegjetariane.

▫️Veti anti-inflamatore. Kerpudhatt përmbajnë një antioksidant që ndihmon në uljen e inflamacionit në trup. Kërpudhat Reishi, në veçanti, u përdorën në mjekësinë tradicionale aziatike për të lehtësuar inflamacionin.

Përktheu dhe përshtati: Italmed