Kombëtarja, stërvitje me lojtarët që nuk u angazhuan kundër Moldavisë

0
73

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje për ndeshjen e radhës kundër Greqisë, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stërvitjen e sotme, e cila u mbajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, morën pjesë vetëm lojtarët që nuk ishin të angazhuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Moldavisë: Samir Ujkani, Florent Hasani, Bernard Berisha, Ibrahim Dresevic, Besar Halimi, Anel Rashkaj, Visar Bekaj, Atdhe Nuhiu, si dhe dy lojtarët e ftuar së fundmi Rron Broja dhe Armend Thaçi, derisa futbollistët e tjerë kishin rigjenerim në hotel.