Heroina e Shqipërisë gjatë Luftës së II-të Botërore, Margarita Tutulani

0
206

Margarita Tutulani u lind në vitin 1925, në Shqipëri. Ishte një heroinë e Shqipërisë gjatë Luftës së II-të Botërore.

Margarita ishte 19 vjeç, kur kishte lënë studimet jashtë vendit dhe u kthyen për të luftuar për çlirimin e atdheut.

Maragarita ishte figurë udhëheqëse në demonstratën e 28 nëntorit të vitit 1942, për çka edhe u kërkua nga qeveria fashiste italiane.

Ajo bashkë me të vëllain u rreshtuan në frontin antifashist në qarkorin e Beratit, ku zhvilluan aktivitete për të tërhequr në luftë masat e rinisë dhe grave. Pas kapjes së tyre të papritur në lagjen Mangalem në Berat, më 4 korrik të vitit 1943, që ka mbetur edhe sot një mister, iu nënshtruan torturave nga më makabret në qelitë e SIM-it fashist italian në Berat, pa u dorëzuar. Margarita ishte vetëm 18 vjeçare kur u vra.

Sipas dëshmisë së një marshalli italian, ai i ka thënë familjes se Margarita nuk kishte bërë zë gjatë ushtrimit të dhunës, por në momentin kur plumbi kishte përshkruar tejpërtej xhaketën e të vëllait, ajo kishte bërtitur si bishë e plagosur.

Ajo ëndërronte një Shqipëri demokratike, sipas modelit të iluminizimit francez. Shënimet që gjenden sot në arkivat e familjes Tutulani, sikurse dhe shumë detyra studentore, evidentojnë mjaft debatet mbi të drejtat civile dhe penale të tij në Itali me pedagogët e vjetër të Universitetit, etj.

Nga Margarita kanë mbetur poezi, hartime, ditarë, mbresa, përshtypje të ndryshme dhe shumë qëndisje artistike. Në ditarin e saj kur ishte nxënëse shkolle, mes rreshtave, shkruante një mesazh, që më pas do të kthehej në moton e jetës :”Atdhe! Sa e ëmbël, e bukur, tingëlluese është kjo fjalë.