Keanu Reeves, dhuroi para në spitale dhe ndihmoi njerëz në nevojë por kurrë nuk i bëri publike

0
61

Te gjithe e njohim si nje aktor shume t’dashur, i cili gezon aq shume reputacion tek shikuesi.

Keanu Reeves, babai i tij e braktise ne moshen 3 vjeçare, endrra e tij qe te behej lojtar i Hockey-it, thyhet nga nje aksident i tmerrshem, vajza e tij do vdiste gjate lindjes, gruaja e tij do vdiste nga nje askident me veture, personi me i dashur per te, motra e tij, do vuante nga Leukemia, shoku me i ngushte i tij, River Phoenix (vellau i madh i Joaquin Phoenix) do vdiste nga mbidoza…

Ne t’gjitha veshtiresite neper te cilat po kalonte, Keanu Reeves, kurre nuk e humbet anen e tij humane, per t’i ndihmuar te tjeret.

Kur po xhiroj filmi “The Lake House”, rastesisht do e degjonte nje bisede nga stafi i filmit, njeri prej tyre po qante, se si do e humbiste shtepine, nese nuk do i paguante 20.000 $, po ate dite Keanu do i derdhte 20.000 $, ne xhirollogarine bankare te asaj punetoreje, ai gjithashtu do dhuronte shuma te medhaja parash neper spitale te ndryshme. Ne vitin 2010, per ditelindjen e tij, u fut ne nje pastiçeri, e bleu nje torte t’vogel me vetem nje qiri, dhe njerezit qe ndaluan afer tavolines se tij, do i qaroste me kafe te gjithe. Mbas suksesit enorm te “The Matrix”, Keanu do i dhuronte 50 milion $, per ekipin e filmit qe u perkujdesen per garderoben dhe efektet speciale ne film, nje hero i vertete, i cili portretizohet dhe ne film. Ai gjithashtu, do iu dhuronte dubluesve nga nje Harley Davidson (motoçiklete), shuma qe i dhuroi do e kalonte shifren mbi 70 million $.
Ne shume filma te suksesshem ku ka marre pjese, sic ishte “Devil’s Advocate” me Al Pacino, Keanu do pranonte ulje te pages per 90%, vetem qe te realizohej filmi.

Shumica e yjeve te showbizzit, gjithmone kur dhurojne donacione te ndryshme, bejne aq shume buje te madhe neper media, ndersa Keanu mbetet nga ata te paket, kur s’ka pranu qe t’i bej publike donacionet enorme nder vite, meqe gjithmone primare e kishte dashurine e tij per t’i ndihmuar ata qe kane nevoje.

Ky njeri mund te blej cfaredo qe deshiron, por ne kembim te kesaj, ai per dite zgjohet ne mengjes dhe blen dicka qe nuk blihet: PERULESINE.