Seancë e jashtëzakonshme në ora 15:00, diskutohet për raportet me SHBA-të dhe deklaratat për tërheqjen e trupave

0
60

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot në ora 15:00 të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend dhe rrezikimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se këtë seancë e kanë kërkuar për të diskutuar në lidhje me rrezikun që sipas tij, Qeveria Kurti po e shkakton në marrëdhëniet me SHBA-të.

“Sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve të tjerë sot në ora 15:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, për të diskutuar rrezikimin e marrëdhënieve që kjo Qeveri po i shkakton me partnerin strategjik, SHBA-të. Për të parandaluar një katastrofë, kemi vendosur ta ftojmë Qeverinë dhe Kuvendin, me bisedu për arsyet pse kemi ardhur deri këtu”, tha Krasniqi.

Sipas tij, shqetësimet janë të mëdha.

“Shqetësimet janë të mëdha, por edhe për qytetarët në përgjithësi, kur ka deklarata nga përfaqësues të ShBA-ve, por ajo që është më e rëndë për tërheqjen e ushtarëve amerikan. Si opozitë nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq, është katastrofë nëse tërheqin trupat amerikane”, tha Krasniqi.