Vdes personi i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

0
45

Shënohet viktima e parë në Shqipëri nga Koronavirusi.

Pacientja e infektuar me Koronavirus ka humbur jetën para pak minutash.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë (ora 12:57) nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

73 vjeçarja kishte ardhur nga Italia, 15 ditë më parë dhe ndodhej në spitalin e Durrësit prej 3 marsit.

Pas analizave ka rezultuar se ishte pozitive ndaj Koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipëri janë dy raste të reja të prekura me Koroanvirus.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi se numri i personave të prekur ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.