I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku

0
104

Gjykata Themelore në Ferizaj, i’a ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë, ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Të njëjtit masa i është vazhduar deri më 5 maj të këtij viti.

Zharku ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2019, nën dyshimet se gjatë viteve 2008-2010, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit, në kohën kur ishte kryetar i kësaj komune.

“I pandehuri Xh.Zh. dyshohet se në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare”, thuhej në njoftim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ish – kryetari i Kaçanikut Zharku, në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX me 3 vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe më pas ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi e në disa raste kishte marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës.

Theksojmë se lidhur me këtë rast, Prokurori i shtetit Rasim Maloku, ka pranuar kërcënime të ndryshme, ku si rrjedhojë me reagim kishte dal së pari Këshilli Prokurorial e më pas edhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit duke dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj Prokurorit si dhe duke i ofruar mbështetje të plotë, për punën e tij, në ushtrimin e funksionit në ndjekjen e kryesve të veprave penale.