Arbër Zeneli kërkohet nga kjo skuadër e madhe

0
92

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar rritje të dukshme, por e njëjta po ndodh edhe me futbollistët në aspektin individual. Tashmë nuk është befasi kur ata kërkohen edhe nga skuadra shumë të mëdha siç është rasti me Arbër Zenelin.

Klubi madh turk Fenerbache, ndodhet në krizë të thellë rezultatesh dhe është duke luftuar për mbijetesë, ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim si ekip që luftonte gjithmonë për titull.

Megjithatë, skuadra turke në afatin kalimtar të janarit synon të përfocojë ekipin për të dalë nga kriza. Një ndër emrat është ArbërZeneli. Lojtari Përfaqësueses së Kosovës, aktivizohet tek Heereveni në Holandë.

Vlera e 23 vjecarit është afërsisht reth 5 milionë euro dhe gjigandët turk nuk e kanë problem këtë shifër.

Ndërkohë Zeneli këtë sezon është aktivizuar 12 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe ka pasur 7 asistime.

Sidoqoftë, Zeneli sonte është i përqendruar për ndeshjen ndërmjet Kosovës e Azerbajxhanit që zhvillohet prej orës 20:45 në Prishtinë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu