Sarri arrin atë që nuk e ka arritur askush

0
37

Maurizio Sarri nuk dukej si zgjidhja e duhur për Chelsean ku e zëvendësoi bashkëkombësin e tij Antonio Conte, i cili u largua si i dështuar.

Mirëpo, trajneri italian e ka nisur shumë mirë aventurën në Ligën Premiere, madje ka arritur të bëjë atë që nuk ka bërë asnjë trajner tjetër më parë.

Nën drejtimin e tij, Chelsea nuk ka pësuar humbje në asnjë nga 12 ndeshjet e zhvilluara. Këtë sukses, Sarri e ka arritur me lojtarët që la Conte.

Vetëm Kepa dhe Jorginho janë blerjet e Sarrit dhe kanë rezultuar të duhura. Portieri spanjoll ka qenë i pakalueshëm mes shtyllave, ndërsa Jorginho ka qenë organizatori i lojës së Chelseas dhe është lojtari kyç për “Sarri Ball”, që është dhe stili i trajnerit italian.

Kjo mënyrë lojë i është shpërblyer teknikut, i cili tashmë ka shkruar emrin e tij me germa të arta në librat e historisë së futbollit anglez. Në ndeshjen e sotme Chelsea barazoi 0:0 me Evertonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu