Jeta e aktores Demi Moore, që sot mbush 56 vjet

0
162

Ajo sot ka ditëlindjen. Ka mbushur 56 vjet.

Demi Moore u lind në Roswell të New Mexicos, me 11 nëntor 1962. Shteti Neë Mexico shtrihet në jugperëndim të Amerikës dhe kufizohet nga Meksika në jug, Teksasi në lindje, Arizona në perëndim dhe shteti i Kolorados në veri.

Babai i Demit ishte pjesëtar i forcave ajrore amerikane. Ai u nda nga mamaja e aktores, para se ajo të lindte. Emri Demi është shkurtim i emrit Dimitria.

Mamaja e Demit, u martua me një burrë të quajtur Danny Guynes. Thuhet se familja u shpërngul në rreth 30 vende të ndryshme, ndërkohë që Demi ishte ende fëmijë. Një ditë, Demi mësoi se Danny nuk ishte babai i saj i vërtetë. Ai vrau veten, kur Demi ishte adoleshente. Demi braktisi shkollën në moshën 16 vjeçare dhe u martua me këngëtarin e muzikës rok, Freddy Moore, në moshën 18 vjeçare. Martesa zgjati vetëm 4 vjet.

Në vitin 1982, Demi Moore filloi të luante në një serial televiziv të quajtur, General Hospital, Spitali Publik, që transmetohej gjatë ditës. Pas disa vitesh, ajo debutoi në filmin ”Saint Elmo’s Fire”- ”Zjarri në Shën Elmo”. Gjatë xhirimeve ajo u njoh me aktorin Emilio Estevez dhe filloi të shoqërohej me të. Por në 1987, ajo u njoh me aktorin Bruce Ëillis gjatë një premiere filmi. Katër muaj më vonë Bruce dhe Demi u martuan. Martesa zgjati 11 vjet. Çifti pati tre vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah.

Aktorja Demi Moore njihet për filmin, ”Ghost” Fantazma. Por një vit pas këtij filmi, Demi Moore u shfaq pa rroba dhe shtatzënë, në kopertinën e revistës prestigjioze “Vanity Fair”. Më pas, ajo luajti në disa filma që nuk patën sukses. Ndër ta ishin edhe filmat, ”The Scarlet Letter”, ”Streaptease” dhe ”G.I. Jane”.

Vitet e fundit, krijimtaria e Demi Moore u pa në regjizurën e filmave komik të Mike Myers, Austin Powers.

Gjithashtu ajo u rikthye edhe para kamerave. Ajo luajti në pjesën e dytë të filmit ”Charli’s Angels”, Engjujt e Çarlit.

Ndërkohë, ditë më parë, Demi Moore është nderuar me një çmim nga shoqata “Peggy Albrecht Friendly House” në Los Angeles, e cila u ndihmon femrave që të vazhdojnë rrugën pasi e tejkalojnë vartësinë dhe ka folur haptas për periudhën më të vështirë të jetës së saj.

“Në fillim të karrierës isha në rrugën e vetëshkatërrimit dhe pavarësisht suksesit që arrija, nuk e konsideroja veten mjaftueshëm të mirë”.

“Kisha mendim shumë të ulët për veten, nuk e vlerësoja veten dhe kjo më dërgoi pranë vetëshkatërrimit”, ka rrëfyer Moore.

Aktorja ka treguar se dy persona që asokohe as që i njihte mirë, i kishin qëndruar pranë dhe i kishin ndihmuar t’i tejkalojë problemet.

“Mu dha mundësia që të ndryshoj para se të shkatërroj gjithçka. Më vunë ultimatum se doemos duhet të paraqitesha në vendin ku më prisnin”.

“Ata te unë shihnin shumë më tepër se që dija unë dhe i falënderoj pakufi, sepse pa atë mundësi dhe besimin e tyre tek unë, sot nuk do të isha këtu”, ka treguar tashmw 55-vjeçarja.

Ajo më tej ka thënë se jeta nuk është një vijë e drejtë dhe se së paku një herë në jetë secili prej nesh është përballur me frikën se nuk është mjaftueshëm i mirë.

“Në atë momentin më të vështirë, unë kam kërkuar ndihmë dhe kam thënë se kam frikë se nuk jam aq e mirë, ndërsa një mësues i mençur dhe me përvojë më ka thënë se pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë duhet ta di se kam vlerë”, ka deklaruar Demi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu