Dobitë e çajit të gjelbër

0
300
mint tea

Fitohet nga përpunimi i  fletëve të bimës së  çajit “Camellia sinensis” – shkurres së lartë me gjethe të imëta, të dhëmbëzuara, me shkëlqim.

Bima përpunohet me avull dhe thahet në ajër për të mos u shkatërruar enzimat.

Këto procedura kanë të bëjnë me  përfitimin e çajit të gjelbër.

Për të cilën, ndoshta edhe nuk keni ditur më herët, mirëpo dobitë e këtij çaji janë të larta.

Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese që kanë efekte të fuqishme në trup.

Studiuesit kanë radhitur shtatë të mirat shëndetësore të këtij çaji:

  1. Është i mirë për kockat

Çaji jeshil ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes së kockave si dhe zvogëlon riskun e frakturave të shkaktuara nga osteoporoza.

  1. Ndihmon në parandalimin e kancerit

Sipas studimit të Universitetit të Maryland-it, statistikat për njerëzit e prekur nga kanceri janë më të ulëta në vendet që kanë një konsum të lartë të çajit jeshil, si në Japoni ku konsumi i tij gati zëvendëson edhe ujin.

  1. Ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme

Çaji jeshil ul ndjeshëm nivelin e yndyrave. Ekstrakti i tij mund të ndikojë në kurimin e sëmundjeve të shkaktuara nga obeziteti- si diaberi, por edhe të kurojë vetë obezitetin.

  1. Ul nivelin e kolesterolit

Nga studimet e bëra ka rezultuar se çaji jeshil ul nivelin e “LDL”, apo ai që quhet si kolesteroli i keq. Ata që konsumojnë çaj jeshil kanë rezultuar me nivel më të ulët të LDL-së sesa pjesa tjetër.

  1. Përmirëson shëndetin e mishit të dhëmbëve

Një nivel i ulët i problemeve me mishin e dhëmbëve është vënë re te personat që konsumojnë rregullisht çaj jeshil. Nga studimi rezultoi se sa më i lartë të jetë konsumi i çajit aq më pak sëmundje të mishrave të dhëmbëve ka personi.

  1. Është i mirë për zemrën

Konsumi i përditshëm i çajit jeshil mund të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Konsumuesit e rregullt kanë rreth 26% pë pak risk që të preken nga një infarkt.

  1. Ju mbush plot energji

Edhe ata që duan të presin konsumin e lartë të kafeinës, mund të marrin po të njëjtat efekte pasi edhe çaji jeshil përmban sasi të vogla kafeine. E veçanta e çajit jeshil është se mund t’ju japë të njëjtat efekte si kafja, por pa rriskun që kjo energji të shoqërohet me dhimbje koke apo të dridhura. /OxygenPress.Info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here