Vendi me transportin më të sofistikuar në botë

0
148

Është një nga vendet me popullsinë më të dendur në botë, qytet  i 7,413,282 banorëve.

Më shumë se 12.6 milion udhëtime brenda qytetit bëhen në ditë, pavarësisht kësaj është një nga vendet me sistemin më të sofistikuar të transportit në botë.

Është fjala për Hong Kongun, një qytet që njihet për një reliev të pjerrët.

Ku ka krijuar një mënyrë innovative për transport.

Trotuaret dhe shkallët lëvizëse janë një nga mënyrat më efikase të transportit për 12.6 milion pasagjerë në ditë.

Shkallët lëvizëse shkojnë poshtë deri në orën 10 në mëngjes për të gjithë ata që shkojnë në punë apo në shkollë, pastaj deri në mesnatë ngjiten lartë, për të gjithë ata që kthehen në shtëpi.

Falë kësaj teknologjie Hong Kongu prej kohësh njihet për sistemin e tij super efikas dhe të sofistikuar të transportit publik.

Gjithashtu konsiderohet si standard model për menaxhimin e transportit në mbarë botën.

Në vitin 2017 Hong Kongu mori vendin e parë për rrjetin më inovativ dhe të koordinuar mirë të metrosë, duke vënë në dukje se një pjesë e madhe e udhëtimeve zhvillohen përmes transporteve publike.

Sistemi i mobilitetit të qytetit të Azisë, i mbështetur nga një sistem i metrosë i organizuar mirë, modern dhe efikas, arrin të përmbushë shumë nga qëllimet e një sistemi efektiv të transportit urban, duke mundësuar lëvizjen gjithëpërfshirëse rreth një qyteti.

E gjithë kjo krijon edhe benefite ekonomike duke pasuruar jetën e qytetarëve , biznesit dhe turistëve.

Ky studim u bë përmes anketimit të qytetarëve të Hong Kong-ut, të cilët u bazuan në disa faktorë, duke përfshirë mbulimin e transportit, besueshmërinë dhe orët e operimit.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se sistemi i metrosë u lejon shoferëve të përdorin internetin 3G në të gjitha tunelet dhe stacionet.

Shumë pak njerëz përdorin transportin privat.

Janë rreth 380,000 automjete private për një popullsi më shumë se shtatë milionë banorë.

Ura e “Tsing Ma” 2.2km është ura më e rëndë dhe më e gjatë në botë e cila përfshinë rrugë dhe hekurudhë në të njejtën kohë.

Ajo lidh udhëtarët me aeroportin Chek Lap Kok dhe gjithashtu ka një pamje mahnitëse.

Autobusët e mëdhenj, autobusët e vegjël, anijet, hekurudhat, dhe tramvajet e bëjnë rrjetin e transportit të Hong Kongut, më të sofistikuarin në botë.

Si një qytet industrial niveli i ndotjes është mjaft i lartë, pavarësisht kësaj rreth 40% e territorit të Hong Kongut mbrohet nga parqet e vendit, duke përfaqësuar një nga përmasat me territorin më të madh të parqeve në botë. /OxygenPress.Info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu