Fitore e madhe e Prishtinës

Z Mobile Prishtina e ka mposhtur skuadrën ukrainase Cherkaski Mavpy me rezultat 93:72 në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit E të FIBA Europe Cup.

Me këtë fitore Prishtina po thuaj e ka siguruar pozitën e dytë në grup dhe kualifikimin në rrethin e ardhshëm të kësaj gare. Kjo është fitorja e tretë e Prishtinës në katër ndeshjet e deritashme. A.J. Davis me 26, Dardan Berisha me 16 e Divine Myles me 14 pikë ishin më efikasit në radhët e Z Mobile Prishtinës. Te skuadra ukrainase me lojë të mirë u dalluan Brandon Young me 17 dhe Chris Chokley me 16 pikë të shënuara. Në dy ndeshjet e ardhshme, Z Mobile Prishtina do të jetë mikpritëse e skuadrës daneze Bakken Bears, e cila llogaritet favorite e këtij grupi dhe asaj rumune Steaua Bucuresti.